BERLIN, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Dallimi i parë thelbësor me Merkelin është se Annegret Kramp-Karrenbauer apo siç njihet ndryshe edhe si AKK, e cila u zgjodh presidente e CDU-së në Gjermani, është fakti se ajo është katolike.
Annegret njihet nga retorika më e ngarkuar, intonacioni më pak moralizues, shumë e ndryshme nga stili i thjeshtë i kancelares, e bija e një pastori protestant që zgjodhi RDGJ-në në kohën e Luftës së Ftohtë.
Kjo reflektohet edhe në nivelin e ideve edhe në historitë personale.
Për shembull, Annegret kundërshtoi në mënyrë të vendosur martesat homoseksuale.
Ashtu si donte të krijonte një klimë mbështetjeje për gratë në vend, në mënyrë që ato të abortonin sa më pak.
Sapo mori stafetën nga Merkeli, në kongresin e Hamburgut, ajo foli pothuajse menjëherë për tre bijtë e saj.
Dhe në një libër intervistash të titulluar “Unë mundem, dua dhe bëhem”, AKK thotë qartë se “përparësia e saj gjithmonë do të mbetet familja”.
Motra e pesë vëllezërve, e lindur dhe e rritur në një qytet të vogël në Saarland, në kufi me Francën, Annegret hyri në CDU disa muaj përpara diplomimit.
Ajo u rrit politikisht në një periferi të largët.
“Kam dëgjuar se jam një kopje e Merkelit. Unë jam rezultat i asaj siç më formuar jeta. Unë jam një nënë e tre fëmijëve që e di se sa e vështirë është të përballosh punën dhe familjen. Unë jam ajo që në 18 vitet e politikës kam mësuar të jem lidere’’, theksoi ajo.
Askush në Gjermani nuk do të gabojë ta nënvlerësojë atë, ish-presidenten e Saarlandit, e cila gjithashtu mburret se ka qenë gruaja e parë në postin e ministrs së Brendshme, në moshën 38-vjeçare, në landin e saj.
AKK është një stratege e fuqishme.
Merkel e ka nxjerrë në skenë dhe së shpejti AKK do të tregojë se nuk është aspak një kopje./ /os/ a.jor.






















