Studentët protestojnë para Parlamentit

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ – Në ditën e dhjetë të protestës, studentët janë mbledhur për të protestuar para Parlamentit.

Duke bërë thirrje për plotësim të 8 kërkesave të tyre, studentë refuzojnë kërkesën e përsëritur të Kryeministrit Edi Rama për të dialoguar.

Protesta e studentëve nisi më 4 dhjetor me kërkesën kundër tarifës për provimet e prapambetura, ndërkohë që më pas ata kërkuan edhe përgjysmim të tarifës së studimit, rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve, rritje të përfaqësisë së studentëve në bordin e administrimit, mbështetjen e studentëve për kërkime shkencore, mbështetjen e studentëve të doktoraturës me fonde, përmirësim i kushteve të konvikteve, dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë si dhe pajisjen e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-2019.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.