Ballina Aktualitet

Nuk ka asnjë procedim penal për protestuesit

TIRANË, 13 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ “Nuk ka asnjë procedim penal për protestuesit”, – deklaroi sot në mbrëmje Kryeministri Edi Rama nga studio e emisionit “Opinion”.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë këtë lajm, që sipas tij u shpërnda në kazanët mediatikë.

“Ju ngritët lajmin se Tupja u procedua penalisht. As Edmond Tupja dhe asnjë protestues nuk është proceduar penalisht. U ngrit e gjitha një shpifje, në një mjedis ku njeriu është i detyruar të përballet me gjithëfarëlloj sajesash dhe gjysëm të vërtetash”, – tha Rama.

Sipas tij, “situatën e ka sqaruar sot Ministri i Brendshëm dhe ky është një raporti rutinë që Policia e Shtetit bën prej vitesh për Presidentin”.

“Ministri i Brendshëm ka kërkuar sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, një hetim pse policia nuk e ka bërë përgënjeshtrimin, pasi nuk ka asnjë procedim penal për protestuesit”, – tha Rama. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Partitë politike financojnë një grup studentësh
Artikulli tjetërSHBA – Senati amerikan akuzon princin saudit të kurorës si përgjegjës të vrasjes