Ballina Bota

LONDËR – 2018-a vit rekord vrasjesh

LONDËR, 13 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Viti 2018 shënoi një rekord të vrasjeve në Londër, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga policia e kryeqytetit britanik.

Këtë vit janë bërë 131 vrasje, numri më i madh i dekadës së fundit.

”Mbi një e treta e viktimave (44) ka pasur një moshë mesatare prej 16 dhe 24 vjeç, ku 25 prej tyre nën moshën 19 vjeç”, shkruan ”Guardian” duke theksuar edhe një herë ndikimin e fenomenit gjerësisht të përhapur në mesin e minoriteteve etnike dhe periferisë, ku vlerësohet se ka 180 banda të të rinjve.

“Rritja e numrit të vdekjeve të dhunshme në Londër dhe në zona të tjera në vend është një turp,” theksoi për gazetën britanike kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan, duke u shprehur kundër shkurtimeve të qeverisë konservatore në personelin e policisë./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPOLONI – Arrestohet një ish-aktivist çeçen i Shtetit Islamik
Artikulli tjetërSHBA – Trump: Nuk i kam kërkuar asnjëherë ish-avokatit tim të shkelë ligjin