TIRANË, 12 dhjetor /ATSH/ – Drejtuesit e organizatës europiane të futbollit po mendojnë që ndeshjet e Champions Leagues të mos zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, por gjithçka të zhvendoset për në fundjavë (të shtunë dhe të diel).
Por përveç kësaj, Champions League do të bëjë “rrokadën” duke zhvendosur ndeshjet e kampionateve respektive të martën dhe të mërkurën.
Ideja për këtë ndryshim është paraqitur nga presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, dhe nga kreu i Shoqatës Europiane të Klubeve të Europës, Andrea Agnelli.
I njëjti burim thotë se presidenti i “Juventusit” sugjeroi zvogëlimin e ligave nacionale për ta bërë këtë ide më të lehtë, por propozimi i tij u refuzua menjëherë nga Bundesliga.
Gjithashtu në Champions u vendos që prej fazës së grupeve të përdoret teknologjia VAR.
/gj.m/j.p/






















