Ballina Lajme nga Vendi

Certifikohen ambasadorët e paqes në Patos

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Intelektualë, arsimtarë, shkrimtarë, mjekë, biznesmenë e nëpunës në Patos kanë marrë sot titullin “Ambasador i Paqes”.

Ky titull ndahet nga Federata e Paqes Universale (FPU), një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale.

Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve, jeta e te cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve të Bashkuara, medien të përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të paqes.

Duke kapërcyer kufijtë racialë, fetare, kombëtarë dhe etnikë, ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave, një botë e bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjidhet presidentja e jurisë së Berlinales së 69
Artikulli tjetërRehabilitohet aksi rrugor në hyrje të qytetit të Fierit