Ballina Bota

ROMË – Conte: Të detyruar të rrisim objektivin e deficitit për vitin 2019

ROMË, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri italian, Giuseppe Conte mbrojti vendimin për të rritur shpenzimet duke treguar shenja të mbështetjes në radhët e Bashkimit Europian mbi disiplinën e buxhetit.

Conte dukej i sfiduar, ndërsa i drejtohej parlamentit në Romë, në prag të një takimi në Bruksel me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

”Nëse jemi të detyruar të rrisim objektivin e deficitit për vitin 2019, nuk po e bëjmë me mendjelehtësi, por për të arritur objektivat që italianët po kërkojnë me urgjencë të ngutshme”, tha ai.

Italia është nën presionin e BE-së për të ulur objektivin e saj të deficitit 2019 nga niveli aktual prej 2,4 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Nëse populizmi nënkupton zvogëlimin e hendekut midis njerëzve dhe elitave, duke i dhënë sovranitetin e plotë popullit, atëhere jemi krenarë që jemi populistë”, tha ai.

Nëse nuk gjendet një kompromis, atëherë Italia rrezikon veprime ndëshkimore duke çuar në monitorimin më të rreptë të BE-së për financat dhe gjobat në rast të mospërputhjeve të vazhdueshme./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPacolli: Lufta kundër krimit të jetë e bashkërenduar
Artikulli tjetërFOTO/ Vlorë, “Jepi vlerë kohës tënde” ka në fokus trashëgiminë kulturore