FOTO/ Vlorë, “Jepi vlerë kohës tënde” ka në fokus trashëgiminë kulturore

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Në kuadër të Javës së Rinisë Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë, zhvilluan në ambientet e kësaj të fundit takimin “Jepi vlerë kohës tënde”.

Protagonistë të këtij takimi ishin të rinjtë e shkollave “Tregtare”, “Qemal Ataturk” dhe “Avni Rustemi”.

Ky takim, jo vetëm informues por dhe dialogues midis panelit dhe të rinjve, pati në fokus trashëgiminë kulturore dhe tregun e punës. Takimi vijoi me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë.

Afrimi i brezit të ri me vendet e trashëgimisë kulturore tashmë është në fokus të institucioneve përkatëse, pasi po organizojnë aktivitete të cilat kanë qëllim që të rinjtë ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive më pranë artit dhe kulturës. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.