Ballina Aktualitet

Rama: Po kërkoj dialog, jo negociata

TIRANE, 9 dhjetor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke i sqaruar studentët se po kërkon të dialogojë dhe jo të negociojë.

Kreu i Ekzekutivit thekson se një frikë të tillë nga dialogu e ka parë te politikanët, ndërsa ngre pikëpyetjen se dikush po i pengon studentët duke bërë megafonin e prishur me telefon.

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj Dialog, jo negociata. Frikën nga Dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër Dialogut bën telefonin e prishur?”, deklaron kryeministri Rama./a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUnaza e Madhe, Basha: Këtu ka vjedhje, nuk ka projekt zhvillimi
Artikulli tjetërRama: Respekt për të rinjtë protestues, boll atyre që bëjnë telefonin e prishur me urdhër nga partitë kundër Dialogut