TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH/- Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.
Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.
Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur në 23725 nga 24741 të numrit total të ankesave të regjistruara .
Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 3547 nga 4054 numri total i ankesave të regjistruara.
Gjatë kësaj jave 15 raste të spikatura suksesi; 3 raste ministria e Drejtësisë, 8 raste ministria e Financës dhe Ekonomisë, 2 raste bashkia Vlorë, 2 raste bashkia Tiranë.
Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 71 007 dhe numri total i regjistrimeve të reja 12758. /k.s/ /a.g/











