Ballina Kryesore

Nga ndihma ekonomike drejt punësimit

 

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ – Përgjatë një viti u punësuan 57 persona, të cilët trajtoheshin me ndihmë ekonomike në njësinë administrative numër 4 në Tiranë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare, intervistoi dy kryefamiljarë të cilët falë mbështetjes se njësisë administrative numër 4 në Tirane, janë punësuar.

“Ma propozoi drejtoresha, ajo me tha që ka një vend të lirë pune te bashkia. Do të shkosh me tha? Po shkoj thashë unë. Me sqaruan se ishte me leverdi, se nuk do merrja më 40 mije lekë të vjetra nga ndihma ekonomike, por do kisha një page normale e do mbetesha i kënaqur”, u shpreh banori i kësaj njësie.

Edhe një zonjë, banore e njësisë nr 4 na tregoi rrugën që kishte ndjekur. “Më parë merrja ndihmën ekonomike, vetëm 65 mije lek të vjetra, ndërsa te puna e re marr 250 mije lek. Fillimisht u paraqita në njësinë administrative nr 4, stafi i njësisë me njoftoi se kishte një vend të lirë pune. Brenda pak ditësh u punësova. Unë jam shumë e kënaqur për ndihmën që me ka dhënë njësia, falë tyre tani kam një punë të mirë”.

Administratorja e Njësisë Nr.4, Liri Qoshi, tha për ATSH se “gjatë vitit të fundit, 57 persona janë punësuar”. Qoshi sqaroi se “këto familje ishin pjesë e ndihmës ekonomike”. “Në fillim të vitit 2018 në këtë njësi trajtoheshin me ndihme ekonomike 163 familje, 57 prej tyre kanë dalë nga skema, sepse një anëtar i familjes u punësua”. Njësia administrative ka vepruar si urë lidhëse ndërmjet banoreve dhe zyrave të punës”.

Administratorja e Njësisë Nr.4, Liri Qoshi, tha për ATSH se stafi kujdeset edhe për të moshuarit të cilët nuk janë të mirë informuar për të gjitha shërbimet që mund të marrin.

Ndërkohë, një i moshuar i cili po merrte një shërbim në zyrat e njësisë, na tregoi se ishte shumë i kënaqur nga shërbimi që kishte marrë. /o.l/.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Pse fetusi shkelmon barkun e nënës?
Artikulli tjetër314 të punësuar nga Zyrat e Punës vetëm në katër ditë