Ballina Bota

LISBONË – PSE konfirmon Timmermans si kandidat për kreun e KE

LISBONË, 8 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Socialistët europianë (PSE), të mbledhur në një kongres në Lisbonë dhe të cilët po përgatiten për zgjedhjet europiane të majit të vitit të ardhshëm, konfirmuan sot Frans Timmermans si kandidatin për presidencën e Komisionit Europian.

“Çfarë atmosfere këtu në Lisbonë! Ndihemi mirë që po shohim kaq europianë të motivuar. Së bashku do të ndryshojmë radikalisht Europën”, shkruajti në Twitter presidenti i grupit të socialistëve në Parlamentin Europian, Udo Bullmann.

Timmermans, ish-ministri i Jashtëm i Holandës dhe aktualisht zëvendëspresident i Komisionit Europian është i vetmi kandidat pas tërheqjes së sllovakut, Maros
Sefçoviç, në nëntor./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, përurohet stadiumi i Malishevës
Artikulli tjetërGjonaj: Zgjidhja e problemit të pronës, qëllimi kryesor i mandatit të dytë