TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ – Bashkëpunimi për adresimin e çështjeve të lirisë së medias në Shqipëri ishin në qendër të takimit mes ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Përfaqësuesit të OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir.
“Shkëmbim të mirë sot në takimin e OSBE me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, për çështjet e lirisë së medias në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin dhe punën tonë të përbashkët në adresimin e tyre. E përgëzova për kryesimin e OSBE-së në Shqipëri në vitin 2020!” – shprehet Desir.
Ndërsa ministri Bushati u shpreh se diskutimet u përqendruan në çështjet e lirisë së medias që kanë të bëjnë me sferën e OSBE. Lira e medias është një nga shtyllat e demokracisë në Shqipëri dhe një prioritet gjatë drejtimit të OSBE-së në vitin 2020.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së në Milano.
/gj.mima/ /a.g/













