Ballina Bota

GJERMANI – Konservatorët votojnë për pasuesin e Merkelit

BERLIN, 7 dhjetor /ATSH-DPA /- Konservatorët gjermanë do të marrin pjesë në një garë për pasardhësin e kancelares Angela Merkel, bënë të ditur burime prane CDU-së.

Ndërsa sondazhet e anëtarëve të partisë tregojnë aleaten e Merkel,  Annegret KRAMP-Karrenbauer si favorite në betejën për CDU , biznesmeni Friedrich Merz ka siguruar mbështetjen e disa figurave kryesore të partisë në përpjekjen e tij për të marrë drejtimin e CDU.

Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn është gjithashtu në konkurrencë, por nuk konsiderohet si një kandidat serioz.

Njëmijë e një delegatë do të votojnë sot në një konferencë të partisë në Hamburg për pasardhësin e kancelares Merkel, e cila largohet nga kancelaria në vitin 2021./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ Tragetet në janar-nëntor, 7% më shumë mallra se në 2017
Artikulli tjetërShqipëri-Ukrainë, intensifikim i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare