Ballina Lajme nga Vendi

Protesta e studentëve, zv/ministrja Shahini sqaron kostot e studimit

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/- Zëvendësministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini dhe pedagogu Arlind Qorri, debatuan mes tyre në studion e lajmeve të “Ora News” mbi koston reale të studimit.

Sipas Shahinit, barra kryesore bie mbi taksapaguesit me mbi 70% të financimit, por Qorri tha se në Universitetin e Tiranës 65% e paguajnë studentët.

Më tej, ajo u shpreh se “VKM kishte qëllim të realizonte diçka pozitive, por nuk rezultoi e tillë dhe pa problem u tërhoqëm nga kjo pikë. Për tre pikat e tjera jemi plotësisht dakord . Po presim të na dërgojnë emrat këshillat studentorë dhe të fillojmë nga puna momentin e parë që studentët janë gati”.

Në lidhje me “Skype” ndërhyri dhe profesori Artan Fuga. Duke i cilësuar Bordet e Administrimit të Universiteteve ilegjitime, ai tha se është kundër kërkesës së studentëve për t’u përfaqësuar në to.

z.tosku/e.caushi/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkipet kombëtare të moshave, përfundojnë seleksionimet në Greqi
Artikulli tjetërMOSKË – Rusia investon gjashtë miliardë dollarë në Venezuelë