BERLIN, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Kongresi i CDU-së, që do të hapet nesër, do të jetë një kongres i veçantë.
”Për 18 vjet nuk u zgjodh një president i ri dhe partia është përgatitur mirë për këtë votim”, theksoi kancelarja Angela Merkel duke folur me shtypin gjatë një vizite në sallën e Hamburgut ku do të mbahet seanca plenare e kongresit dhe ku nesër do të votohet për pasardhësin e saj për presidencën e partisë.
‘’Jam e nderuar që kam qenë 18 vjet presidente e kësaj partie”, iu përgjigj Merkel atyre që e pyetën se si e përjetonte këtë moment.
”Jam e kënaqur të vazhdoj të luaj rolin tim si kancelare”, përfundoi ajo./ /os/ a.jor.






















