Ballina Lajme nga Vendi

Supersfida e javës, “Inter” rigjen Spalletin

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Java e 15-të e Seria A do të sjellë supersfidën mes “Juventusit” dhe “Interit” që do të luhet në “Allianz Stadium” të Torinos.

Zikaltërit mund t’i gëzohen vendimit të drejtësisë sportive, që edhe pse tekniku Luciano Spalleti është ndëshkuar me të kuqe ka marrë vetëm një paralajmërim dhe i është hequr pezullimi, siç parashikon rregullorja.

Trajneri Spalleti kartonin e kuq e mori në sfidën e fundit të luajtur ndaj “Romës” në “Olimpico”, ku zikaltërit barazuan me rezultatin 2-2 përballë verdhekuqve, pas një ndeshjeje me shumë polemika. Ndeshja mes “Juventusit” dhe “Interit” do të luhet këtë të premte në mbrëmje dhe të enjten priten dhe deklaratat për mediet të teknikëve respektivë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska: Do të shënjestrojmë çdo vend që pret raketa amerikane
Artikulli tjetërDurrës- Përpunohen katër anije me 11 mijë tonë mallra