TIRANË, 5 dhjetor/ATSH-A. Fortuzi/ – Java e 15-të e Seria A do të sjellë supersfidën mes “Juventusit” dhe “Interit” që do të luhet në “Allianz Stadium” të Torinos.
Zikaltërit mund t’i gëzohen vendimit të drejtësisë sportive, që edhe pse tekniku Luciano Spalleti është ndëshkuar me të kuqe ka marrë vetëm një paralajmërim dhe i është hequr pezullimi, siç parashikon rregullorja.
Trajneri Spalleti kartonin e kuq e mori në sfidën e fundit të luajtur ndaj “Romës” në “Olimpico”, ku zikaltërit barazuan me rezultatin 2-2 përballë verdhekuqve, pas një ndeshjeje me shumë polemika. Ndeshja mes “Juventusit” dhe “Interit” do të luhet këtë të premte në mbrëmje dhe të enjten priten dhe deklaratat për mediet të teknikëve respektivë. /j.p/
