RUSI – Moska: Do të shënjestrojmë çdo vend që pret raketa amerikane

MOSKË, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia do të shënjestrojë çdo vend që mban raketa amerikane me rreze të mesme veprimi nëse Uashingtoni del nga traktati që i kufizon këto armë, deklaroi sot shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë.

“Nëse traktati i INF-së shkelet, nuk do të qëndrojmë pa përgjigjur”, deklaroi gjenerali Valery Gerasimov në një takim me atashetë ushtarakë të huaj në Moskë, duke iu referuar Traktatit të Armëve Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi (INF).

“Vendet që presin sisteme amerikane me raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi do të kthehen në shënjestra në formë hakmarrjeje nga Rusia”, tha Gerasimov.

“Synimi i SHBA-së për t’u tërhequr nga ky traktat dypalësh i epokës sovjetike është një hap shumë i rrezikshëm që mund të influencojë negativisht sigurinë e Europës dhe stabilitetin strategjik në përgjithësi”, tha Gerasimov. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.