MOSKË, 5 dhjetor /ATSH-AFP/ – Moska dënoi sot akuzat e Uashingtonit, sipas të cilave Rusia po shkel traktatin e vitit 1987 mbi armët bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF).
Reagimi i Moskës erdhi një ditë pas kërcënimeve nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo që i ka dhënë deri në 60 ditë kohë Rusisë që t’i rikthehet kushteve të traktatit INF, në të kundërt SHBA-ja do të tërhiqet nga kjo marrëveshje.
“Akuza pa themele vazhdojnë të përsëriten”, reagoi zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zakharova.
“Nuk është dhënë asnjë provë që mbështet akuzat amerikane”, theksoi ajo.
“Faktet janë ndryshuar për të mbuluar objektivin e vërtetë të tërheqjes amerikane nga ky traktat”, tha para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, por pa dhënë detaje të tjera. /G.S/ a.jor.













