Ballina Ekonomi

Fluturimet ajrore/ 700 pasagjerë kompensohen për vonesat

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ – Numri i kompensimeve ka ardhur në rritje ndaj pasagjerëve të cilët kanë përjetuar vonesa mbi 2 orë apo anulimet e fluturimeve që kanë ndodhur në Aeroportin ‘Nënë Tereza’. Të dhënat vijnë nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Nga të dhënat që sektori i pasagjerëve në TIA ka marrë nga kompanitë ajrore, rezulton se numri i personave që u janë pranuar kërkesat e ankimimit është rritur, duke shkuar në 700 kompensime nga 250 euro, ose me bileta të reja avioni në rreth një vit.

Duke u bazuar në këto shifra, rezulton se janë pranuar rreth 45% e ankesave të ardhura nga pasagjerë që kanë hasur probleme në udhëtimin e tyre. Nga analiza e të dhënave rezulton se nga muaji tetor në nëntor, numri është rritur me rreth 200 kompensime më shumë. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGramsh, bashkia parashikon më shumë investime për vitin 2019
Artikulli tjetërMat, nis puna për rikonstruksionin e sheshit “Demokracia”