Ballina Bota

PALERMO – Arrestohet shefi i ri i mafias siçiliane

PALERMO, 4 dhjetor /ATSH-DPA/- Kreu i ri i mafies italiane e njohur si “Cosa Nostra”, është kapur gjatë një aksioni policor që çoi në 45 arrestime, sipas policisë italiane dhe karabinierëve.

Karabinierët identifikuan mafiozin si Settimo Mineo.

Agjencia e lajmeve ANSA dhe televizioni shtetëror RAI thanë se ai është 80 vjeç dhe punonte zyrtarisht si një argjendar.

Settimo Mineo nuk ishte i njohur më parë për publikun e gjerë.

Në një deklaratë, policia tha se “ai ishte emëruar kreu i Komisionit Krahinor të Palermos, tradicionalisht strukturë udhëheqëse brenda organizatës së Cosa Nostra”.

Krerët e mëparshëm të Komisionit, të njohur gjithashtu si “kupola”, përfshijnë edhe super-bosët e famshëm të mafies si Salvatore “Toto” Rina dhe Bernardo Provenzano, të cilët vdiqën në burg gjatë dy viteve të fundit.     /os/ /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDua Lipa realizon një tjetër ëndërr
Artikulli tjetërFOTO- Parku i Viroit, pamje piktoreske që largojnë monotoninë