Ballina Lifestyle

Dua Lipa realizon një tjetër ëndërr

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Revista prestigjioze ”Vogue”, në Britani për muajin janar ka zgjedhur pikërisht Dua Lipën në kopertinën e saj. Ky numër i dedikohet revolucionit që gjenerata e talenteve të reja po sjell në modë dhe jo vetëm.

Dua Lipa si një ndër këngëtaret e cila eci me hapa të mëdha fal zërit dhe talentit së saj, ishte pikërisht frymëzimi që i duhej “Vogue”-t.

Këngëtarja përfaqëson më së miri ”Çështjet e së ardhmes” dhe revolucionin e të rinjve që nuk e kanë aq të lehtë tia dalin në ditët e sotme.

Ajo shfaqet e veshur me fustan të bardhë me pupla, dhe shprehet se është një ëndërr që u bë realitet dhe i kërkon “të gjithëve ta pickojnë”. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFSHF, mbështetje për fëmijët me sindromën Down
Artikulli tjetërPALERMO – Arrestohet shefi i ri i mafias siçiliane