Ballina Lajme nga Vendi

Kombëtaret e moshave, seleksionime në Greqi

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Federata Shqiptare e Futbolli po vazhdon seleksionimet për ekipet kombëtare të moshave, me synimin për të parë dhe evidentuar element cilësorë për Kombëtaret U-15, U-17, U-19 dhe U-21. Sot është zhvilluar dita e parë e seleksionimeve në Athinë, fazë e cila do të përfundojë nesër për territorin grek.

Drejtori Teknik, Dzemal Mustedanagic i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Elvin Beqiri, trajneri i ekipit Kombëtar U-17, Armand Dama, trajneri i ekipit kombëtar U-15, dhe Sulejman Mema, Dritan Babamusta e Denis Lilo nga Sektori i ekipeve kombëtare vëzhguan nga afër 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002. Dita e dytë e seleksionimeve do të vazhdojë nesër me datëlindjet 2003-2004-2005.

Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë me fazën seleksionuese të elementëve cilësorë në Itali, në Milano dhe Romë në 17 dhe 18 dhjetor 2018.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Japonia tërhiqet nga projekti për energji bërthamore në Turqi
Artikulli tjetërFieri çlirohet nga trafiku, nis puna për ndërtimin e parkimit nëntokësor