Ballina SPORT

FUTBOLL – Derbi argjentinas bashkon Mesin dhe Ronaldon

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ – Mesi dhe Ronaldo munguan në ceremoninë e “Topit të Artë”, ku fitues doli kroati Luka Modriç, portugezi u rendit në vendin e dytë ndërsa argjentinasi i pesti.

Megjithatë dy yjet që dominuan për 10 vjet futbollin do të takohen shumë shpejt.

Në datën 9 dhjetor në “Santiago Bernabeu” do të zhvillohet “derbi” argjentinas mes “River Plejt” dhe “Boka Xhuniors”.

Sipas asaj që raporton gazeta “AS” të dy futbollistët kanë prerë biletat për të qenë në tribunë.

Vete Presidenti i “Realit të Madridit” Florentino Perz, dëshiron të ulet së bashku me të 2 lojtarët. /o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ Veseli: Opozita të marrë përgjegjësitë për vendin
Artikulli tjetërFUTBOLL – Vjen trofeu i parë individual për Ikardin