Ballina Kryesore

FUTBOLL – Luka Modriç merr Topin e Artë

PARIS, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Luka Modriç, 33 vjeç, mesfushor i kombëtares së Kroacisë dhe “Real Madridit”, mori sot Topin e Artë, trofeu më prestigjioz individual që i jepet një lojtari në futboll dhe i përcaktuar nga vota e gazetarëve.

Pas votimit, Modriç përfundoi në krye të podiumit para francezëve, kampionë bote, Antuan Griezman (3) dhe Kilian Mbape (4), si dhe para portugezit dhe ish-shokut të skuadrës Kristiano Ronalod (2) që është edhe mbajtësi i këtij titulli.

Modriç i jep fund mbretërimit të dyshes Lionel Mesi – Kristiano Ronaldo, fitues të 10 trofeve të fundit (pesë për secilin). Argjentinasi këtë herë përfundoi në vend të pestë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdahet nga jeta aktori i njohur i mbi 70 roleve Luan Qerimi
Artikulli tjetërRama: Kjo mazhorancë takson më shumë ata që fitojnë më shumë