Ballina Bota

MALI I ZI – Një deputet arrestohet për refuzim dëshmie

PODGORICË, 30 nëntor /ATSH-AA/ – Deputeti i Frontit Demokratik (FD) malazez, Nebojsha Medojeviç, i cili është edhe një nga liderët e këtij unioni, u arrestuar pak pas mesnatës së djeshme, pas një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Lartë për shkak se kishte refuzuar të dëshmonte për një çështje korruptive.

Policia e Malit të Zi bën të ditur se Medojeviç u arrestuar në bulevardin “Shën Pjetri i Cetinit”, pasi kishte dalë nga ndërtesa e Parlamentit, prej ku është dërguar në paraburgim.

Drejtoria e policisë, thotë se Gjykata e Lartë ka caktuar për Medojeviçin, një paraburgim 60-ditor për faktin se kishte refuzuar të dëshmonte në procedurën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkeljet, rreth 94% e rasteve të mbërritura janë trajtuar nga Tatimet
Artikulli tjetërMuzika Reggae në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s