Ballina SPORT

Anësori godet me kokë lojtarin, pezullohet për 5 vjet

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ – Një ngjarje e pazakonte ka ndodhura në futbollin Italian.

Një arbitër anësor në kategorinë e tetë italiane, është pezulluar për pesë vite nga futbolli, pasi ka goditur një lojtar me kokë.

Më 25 nëntor, po luhej pjesa e dytë e ndeshjes mes “A.S.D Buggerru” dhe “Monreale Calcio” kur një lojtar i “Monreale” i cili ishte zëvendësuar, u mundua të merrte topin në anësore, në mënyrë që loja të rifillonte me shpejtësi.

Në këtë moment ndodhi dhe përplasja, anësori goditi me kokë lojtarin. Kjo shkaktoi një sherr të madh mes dy tifozerive dhe në minutën e 69, ndeshja u pezullua.

Sfida do të luhet më 1 dhjetor, por anësori nuk do të arbitrojë për pesë vitet e ardhshme. /o.l/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Deri në 500 milionë klientë të prekur nga pirateria ndaj rrjetit hotelier ”Marriot”
Artikulli tjetërShorti kualifikues Euro 2020, delegacioni i FSHF në Irlandë