TIRANË, 29 nëntor /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të përqendruar përgjatë relieveve malore të vendit dhe kthjellime në veriperëndim e zonat e ulëta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët e lokal në jug të vendit. Reshje bore në qarkun e Korçës.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje me shpejtësi 1-20 m/s dhe më e theksuar në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë, me lartësi vale 1.0-1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 3/12 diell |
| Kukës | -3/2 diell re mjegull |
| Lezhë | 6/12 diell |
| Dibër | -3/2 diell re mjegull |
| Durrës | 8/14 diell |
| Tiranë | 4/13 diell |
| Elbasan | 4/12 re diell |
| Berat | 5/11 re diell |
| Vlorë | 8/15 re diell |
| Korcë | 2/3 re borë e dobët |
| Gjirokastër | 6/10 re diell |
| Sarandë | 8/15 re diell shi i dobët |
/e.malaj/ /a.g/



















