Surprizë e veçantë për kirurgun e njohur të Pukës
Surprizë e veçantë për kirurgun e njohur të Pukështtp://ata.gov.al/2018/11/28/surprize-e-vecante-per-kirurgun-e-njohur-te-pukes/Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gonaj, e telefonoi herët në mëngjes mjekun Boci duke i thënë se po e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij, pasi kishte nevojë për një ndërhyrje. Por, kur mjeku mbërriti në sallën e operacionit u befasua nga surpriza e përgatitur nga stafi mjekësor dhe kryetari Gjonaj , të cilët i uruan ditëlindjen.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 28 Nëntor 2018
TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ – Një urim të veçantë për 65-vjetorin e lindjes ka marrë sot kirurgu i njohur i qytetit verior të Pukës, Dodë Boci.
Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gonaj, e telefonoi herët në mëngjes mjekun Boci duke i thënë se po e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij, pasi kishte nevojë për një ndërhyrje.
Por, kur mjeku mbërriti në sallën e operacionit u befasua nga surpriza e përgatitur nga stafi mjekësor dhe kryetari Gjonaj, të cilët i uruan ditëlindjen.
I emocionuar, kirurgu i vetëm në spitalin e Pukës fiku qirinjtë në tortën e 65-vjetorit të tij.
Boci falënderoi kryetarin e bashkisë dhe bashkëpunëtorët e tij, ndërsa në mesin e tyre ishte dhe një prej qindra pacientëve që ai i ka shpëtuar jetën.
Kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj falënderoi kirurgun në emrin e të gjithë komunitetit pukjan, teksa e ftoi të kontribuonte sërish për pukjanët.
Gëzim Laçi, ish-pacient i dr. Dodë Bocit e falënderoi atë për çfarë kishte bërë për të pas plagosjes që kishte pësuar vite më parë.
“Të detyrohem vetë jetën”, u shpreh ai.
Kirurgu Boci e konsideroi ditën e sotme një nga më të veçantat e jetës së tij.
“Do të jetë një kujtim i pashlyer për mua. Ju falënderoj juve kryetar i bashkisë, gjithë personelin. Nuk mund të jem ky që jam, nëse nuk do ju kisha ju si staf”, tha doktor Boci. /k.s/ /a.g/






















