Ballina SPORT

FSHF sqaron të ardhmen e Panuçit: Bashkëpunim maksimal për Europianin e vitit 2020

TIRANË, 28 nëntor/ ATSH-A. Fortuzi/- Federata Shqiptare e Futbollit beson te trajneri Christian Panuçi. Përmes një njoftimi për shtyp, FSHF sqaron se nuk është në kërkim të një tekniku për stolin e kombëtares kuqezi.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, theksohet në njoftimin për shtyp të FSHF.

Debati mbi të ardhmen e Panuçit ka ardhur pas dështimit në Ligën e Europës dhe veçanërisht pas humbjes ndaj Skocisë 4-0 në “Loro Boriçi”. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSurprizë e veçantë për kirurgun e njohur të Pukës
Artikulli tjetërDerbi “Partizani”-“Tirana”, trajneri Gega: Fitore për tifozët e fanellën