Ballina Ekonomi

Tetor – Rritje e transportit ajror të mallrave

TIRANË, 27 nëntor /ATSH – Diversifikimi i rrjetit ajror në Shqipëri vitet e fundit, krahas zgjerimit të gjeografisë së shteteve dhe numrit të pasagjerëve që preferojnë të zgjedhin më së shumti rrjetin ajror për të lëvizur, në muajin tetor 2018, shënoi edhe një fluks në rritje të volumit të mallrave të transportuar me rrugë ajrore.

Volumi i mallrave të transportuar me rrugë ajrore u rrit me 5,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, njoftoi INSTAT.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi “Transportin e mallrave me det, hekurudhë dhe ajër”, ku evidenton se gjatë muajit tetor të këtij viti, volumi i mallrave të transportuara me linjë ajrore kapi shifrën e 205 tonë mallrave, kundrejt 195 tonëve që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Gjithashtu sipas INSTAT, për periudhën vjetore janar-tetor 2018, ky tregues shënoi shifrën e 1.806 tonë mallrave të transportuar nga ajri. /e.xh//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIsh-gjyqtari Apelit dënohet me 2 vite e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit
Artikulli tjetërTradita e kulinarisë shqiptare prezantohet në Belgjikë