Ballina Bota

BRUKSEL – “Google” akuzohet se përgjon përdoruesit nëpërmjet manipulimit

BRUKSEL, 27 nëntor /ATSH-AFP/ – Shtatë organizata europiane të konsumatorëve paditën sot në rregullatorët kombëtarë “Google” për manipulim të përdoruesve të tij në mënyrë që të përgjojë lëvizjet e tyre duke shkelur rregullat e reja mbi mbrojtjen e të dhënave, njoftoi Zyra Europiane e Unionit të Konsumatorëve.

Padia e bërë në Norvegji, Holandë, Poloni, Greqi, Republikë Çeke, Sllovaki dhe Suedi mbështetet mbi një studim të bërë nga organizata norvegjeze e konsumatorëve që del në përfundimin se gjiganti amerikan përdor “figura dhe informacione mashtruese që bëjnë që përdoruesi të pranojë që të përgjohet vazhdimisht”.

“Google trajton të dhënat personale që janë shumë të detajuara dhe gjithëpërfshirëse pa baza juridike të duhura dhe këto të dhëna merren nëpërmjet teknikave të manipulimit”, theksoi Gro Mette Moen, një përgjegjës i organizatës norvegjeze. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj nis punën, kurora lulesh për policët e rënë në krye të detyrës
Artikulli tjetërZv.ndihmës sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mbështetje për Kosovën