BERLIN, 26 nëntor /ATSH-DPA / – Ushtria gjermane do të rrisë numrin e trupave aktive në 203 000 deri në vitin 2025, shkruante sot gazeta më e shitur gjermane ”Bild”.
”Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen planifikon të rrisë numrin e ushtarakëve deri në 5 000, më shumë se sa pritej më parë”, thotë gazeta.
Deri në vitin 2016, ushtria gjermane gradualisht zvogëloi numrin e ushtarëve aktivë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Në ditën e ribashkimit gjerman, Bundeswehri kishte 585 000 ushtarë.
Ministria e Mbrojtjes vendosi në vitin 2016 që të vlerësojë dhe përshtasë rregullisht numrin e ushtarëve të Bundeswehrit sipas nevojave aktuale.
Gazeta ”Bild” tha se në shtator ishin të paktën 22 600 vende të lira për oficerët dhe rreshterët./ /os/ a.jor.






















