TIRANE, 24 nëntor/ATSH/- Një tërmet me magnitudë prej 2.6 ballësh është ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri
Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në Shkodër, rreth 11 kilometra në jugperëndim të fshatit Dedaj. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.

Ditën e fundit lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë edhe në zona të tjera të vendit.
Një ditë më parë u regjistrua një tërmet me magnitudë 2.5 ballë në Gjorm të Vlorës. /a.g/











