PAKISTAN – Dy të vdekur pas sulmit kundër konsullatës kineze

KARAKI, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Dy policë kanë mbetur sot të vdekur, ndërkohë që po pengonin disa persona të armatosur të sulmonin konsullatën e Kinës në Karaki, qyteti më i madh i Pakistanit, në një atentat të marrë përsipër nga një grupim separatist.

”Forcat e sigurisë arritën të merrnin nën kontroll zonën duke vrarë sulmuesit”, njoftuan dy ministra pakistanezë, pas një sulmi të ri kundër interesave të Kinës në Pakistan, që po investon në këtë vend miliarda dollarë.

“Të gjithë terroristët janë eliminuar gjatë një operacioni të forcave të sigurisë”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Shah Mehmood Qureshi për median në Islamabad.

Një lëvizje separatiste, Ushtria për Çlirimin e Baluçistanit, një provincë jostabël në jugperëndim të Pakistanit, mori përsipër sulmin kundër konsullatës kineze në Karaki. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.