Ballina Lajme nga Vendi

Bashkia e Tepelenës i bashkohet fushatës “Të Pastrojmë Shqipërinë”

TIRANË,23 nëntor /ATSH/ – Bashkia Tepelenë zhvilloi sot, në kuadër të fushatës kombëtare “Të Pastrojmë Shqipërinë” aktivitet pastrimi me institucionet shkollore në gjithë njësinë.

Aksioni u shtri në disa zona të qytetit si dhe të fshatrave, ku u bë pastrimi i rrugëve, parqeve të pushimit, rrugica lagjesh, ambientet periferike të shkollave etj. Qëllimi i realizimit të këtij aksioni u bë për të sensibilizuar banorët si dhe fëmijët në ruajtjen e natyrës dhe kujdesit për ambientin, e cilësuar si “Edukim nëpërmjet pastrimit”.

/m.z/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMat/ “Pastrojmë Shqipërinë-23 nëntor 2018”, stafi i bashkisë i bashkohet nismës
Artikulli tjetërShkodër, pas 30 vjetësh rehabilitohet blloku i pallateve në lagjen “Xhabije”