Ballina Bota

STAMBOLL – Mogherini dhe Hahn në Ankara

STAMBOLL, 22 nëntor /ATSH-ANSA/- Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn ndodhen për një vizitë në Ankara, ku do të takojnë autoritete të larta politike turke.

Ata do të takohen me ministrin turk të Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në qendër të vizitës, do të jetë zvarritja e negociatave për pranimin e Turqisë në BE si edhe çështjet e shtetit të së drejtës atyre të njeriut.

Ankaraja kërkon rifillimin e negociatave dhe liberalizimin e vizave./ /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTreguesit e buxhetit, Ahmetaj: Jemi larg krizës greke që na u la qëllimisht
Artikulli tjetërBuxheti 2019, të gjitha rrugët që ndërtohen janë të financuara