Ballina Lajme nga Vendi

Foto/ Të rinjtë e Përrenjasit, mesazhe të rëndësishme kundër bullizmit

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/- Të rinjtë e Përrenjasit ndanë mesazhe të rëndësishme ndaj fenomenit të bullizmit në shkolla.

Në kuadër të Ditës Kombëtare kundër Bullizmit në Sistemin Arsimor rreth 250 pjesëmarrës ishin pjesë e fushatës ndërgjegjësuese ku ndanë me bashkëmoshatarët e tyre mesazhe advokuese ndërsa Shërbimi Social Shtetëror ndau informacionin mbi rolin e rëndësishëm që ka ky institucion në bashkëpunim me të gjithë aktorët publik dhe jopublik në mbrojtjen e fëmijëve.

Projekti “Rini Aktive – Jo Dhunës” u mbështet nga Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor me financim nga Bashkimi Europian dhe zbatim nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi voton sot dekretin e Presidentit për Ministrin e Brendshëm
Artikulli tjetërPunësohen 25 mjekë në Tiranë, Manastirliu: Mbështetje për personelin shëndetësor