Ballina SPORT

FORMULA 1 – Alonso: Dera nuk është e mbyllur për një rikthim

ABU DHABI, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Fernando Alonso pritet të zhvillojë garën e fundit në Formula 1 të dielën në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, por kampioni spanjoll nuk e ka përjashtuar një rikthim.

“Për momentin është e vështirë të mendosh për një rikthim por dera nuk është e mbyllur”, tha ai sot në një konference për shtyp.

“Arsyeja e parë është që unë nuk e di si do të ndihem vitin tjetër”, vazhdoi ai.

“E kam bërë këtë gjatë gjithë jetës sime. Ndoshta vitin tjetër, në Prill apo Maj, do të jem i dëshpëruar ulur në kolltuk, pra ju e kuptoni, ndoshta do të gjejë një mënyrë që të rikthehem”, deklaroi Alonso.

“McLaren” e ka zëvendësuar Alonson për sa i përket sezonit të ardhshëm, por ai do të rikthehet me këtë ekip për të marrë pjesë në garat “Indy” në SHBA. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dita e Falenderimeve”, bashkia e Tiranës dhe komuniteti amerikan drekë për njerëzit në nevojë
Artikulli tjetërBM – Gjibraltari: Madridi po përdor “kamxhikun” në vend të dialogut