TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Objektivi i qeverisë është që brenda këtij mandati ta çojmë borxhin publik në 60% dhe brenda mandatit tjetër në 50% të prodhimit të brendshëm bruto.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke folur në Kuvend për konsolidimin fiskal u shpreh se, “sot që ekonomia shqiptare është më mirë se në vitin 2013, i takon kësaj mazhorance të mendojë më shumë për konsolidimin fiksal”.
Qeveria nuk krijon borxh të ri, theksoi Ahmetaj, duke shtuar se, “nëse nëpërmjet operacioneve korente një qeveri krijon borxh të ri, atëherë qytetari e sheh që qeveria është e papërgjegjshme. Nëse një qeveri nuk krijon borxh të ri, atëherë kjo është qeveri e përgjegjshme. Dhe kjo qeveri nuk ka krijuar borxh të ri, por ka trajtuar borxhin e trashëguar”.
/gj.mima/j.p/























