Ballina Bota

BM – May: Pengimi i Brexit është tradhti

LONDËR, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Nëse Parlamenti britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit do të ishte një tradhti ndaj votuesve, u përgjigj Theresa May përballjes në Parlament.

“Nëse Parlamenti britanik do të përpiqej të bllokonte Brexit do të ishte një tradhti ndaj besimit të atyre votuesve të cilëve këto Dhoma i besuan vendimin për të dalë nga BE-ja me referendumin e vitit 2016”, tha ajo në seancë parlamentare ku shpjegoi marrëveshjen e arritur me Brukselin në lidhje me daljen nga Unioni dhe mbi marrëdhëniet e ardhshme me Europën.

Një marrëveshje që Theresa May ka bërë thirrje që të ratifikohet në emër të interesit kombëtar. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjiknuri: Protesta po shfrytëzohet nga politika për kauza të paqena
Artikulli tjetërZgjedhjet e qershorit, Balla: Kemi nisur konsultimet për aleancat politike