Ballina Bota

HAVANË – Vizitë historike e Sanchez në Kubë pas 30 vitesh

HAVANË, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fillon nesër një vizitë zyrtare në Kubë, e para e një shefi qeverie të Spanjës që prej 30 vitesh, në çastin kur Havana i shikon europianët si aleatë të mundshëm përballë Donald Trump.

Në pushtet prej më pak se gjashtë muaj, kreu i ri socialist spanjoll do të qëndrojë dy ditë në ishullin komunist, me një axhendë ku përzihen politika, ekonomia dhe kultura.

Ky është kreu i parë i një qeverie spanjolle që ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kubë prej 30 vitesh, i fundit kishte qenë socialisti Felipe Gonzalez në vitin 1986.

“Pedro Sanchez synon të normalizojë, stabilizojë dhe thellojë marrëdhëniet mes Spanjës dhe Kubës”, theksoi një burim në Madrid. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtari i lartë gjerman vlerëson ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi
Artikulli tjetërNënshkruan kontratën e punës, pas ankesës në “Shqipëriaqëduam.al”