UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Manovra e ardhshme e përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut, parashikuar në pranverë 2019 do të ”pakësohet” për të lehtësuar negociatat bërthamore me Korenë e Veriut, njoftoi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.
“Foal Eagle” do të riorganizohet disi për ta mbajtur atë në një nivel që nuk do të jetë i dëmshëm për diplomacinë’’, deklaroi Mattis në prani në medias në Pentagon./ /v.b/













