TIRANE, 21 nëntor /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë reshje shiu prej orëve të para të ditës deri në mesditë, të vazhdueshme dhe me intensitet mestar në formën e shtrëngatave, me shkarkesa elektrike në të gjithë vendin. Gradualisht në orët e mbrëmjes reshjet do të humbin intensitet.
Mjegull/Mjegullinë nga reshjet e shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1-20 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.
Valëzimi në dete parashikohet: forca 4 me lartësi vale 1.5-2.0 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 9/10 re shi |
| Kukës | 4/6 re shi |
| Lezhë | 8/9 re shi |
| Dibër | 3/4 re shi |
| Durrës | 10/14 re shi |
| Tiranë | 12/14 re shi |
| Elbasan | 11/14 re shi |
| Berat | 9/12 re shi |
| Vlorë | 10/11 re shi |
| Korcë | 2/4 re shi |
| Gjirokastër | 7/8 re shi |
| Sarandë | 11/12 re shi |
/e.malaj/ /a.g/





















