Ballina Kryesore

Foto/ Ura e re moderne që i shtohet Tiranës

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do t’u vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se Ura e Re është pothuajse gati. Në 3 vite, Tiranës i janë shtuar 3 ura të reja mbi Lanë.

Ura e re do të jetë vetëm për këmbësorët dhe ajo i vjen në ndihmë mijëra banorëve të Njësisë 5 dhe 7 që jetojnë në këtë zonë. Ura që ka nisur të ndërtohet nga bashkia Tiranë, siç shihet edhe nga fotot ka një strukturë të veçantë, çka veç funksionit primar, atë për kalimin e këmbësorëve, do të përmirësojë ndjeshëm edhe imazhin e zonës përreth.

z.tosku//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Melania shpenzon edhe 174 000 dollarë për një… ditë!
Artikulli tjetërQytetari nga Tirana: M’u kërcënua biznesi, por falë portalit tashmë punoj i qetë