VARSHAVË, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria konservatore polake njoftoi të martën se hedh poshtë paktin e OKB-së mbi migracionin që pritet të nënshkruhet në dhjetor, ashtu siç ka bërë SHBA-ja, Izraeli dhe disa vende të tjera të Europës qendrore.
“Projektmarrëveshja mbi Paktin Global për Migracionin nuk garanton sigurinë e Polonisë”, vlerësoi qeveria në një komunikatë dhe është në kundërshtim me prioritetet e qeverisë që janë siguria e qytetarëve polakë dhe kontrollimi i fluksit migrator.
Qeveria e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) kritikon paktin se nuk i mundëson vendeve që të vendosin vetë për personat që duan të marrin në territorin e tyre dhe të përcaktojnë migracionin ligjor dhe jo ligjor. /G.S/























