Ballina Bota

MADRID – Sanchez: Spanja kundër Brexit nëse nuk sqarohet çështja e Gjibraltarit

MADRID, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se do të votojë kundër marrëveshjes së Brexit me Britaninë e Madhe, nëse nuk bëhen ndryshime për të reflektuar mbi një mosmarrëveshje rreth Gjibraltarit.

Sanchez tha nëse marrëveshja duhet të rishikohet nga samiti i BE të dielën dhe se ai do të votonte “jo” për miratimin e marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Borrell theksoi se në projektmarrëveshje duhej më shumë “qartësi ligjore”.

Gjibraltari, në bregdetin jugor të Spanjës, është nën autoritetin britanik që nga viti 1713. Spanja ka kërkuar vazhdimisht rajonin pasi, sipas Sanchez, Gjibraltari nuk i përket Londrës./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati në Kazakistan: Nxisim bashkëpunimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve
Artikulli tjetërLONDËR – May në Bruksel për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në