Ballina Bota

MAQEDONI – Shkupi i dërgon notë proteste Budapestit për arratisjen e Gruevskit

SHKUP, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Maqedonia protestoi sot zyrtarisht tek Hungaria për ndihmën që mendohet se Budapesti i ka dhënë ish-kryeministrit Nikola Gruevski në arratisjen e tij për të evituar burgun.

Sipas një komunikate të qeverisë maqedonase, ambasadori hungarez në Shkup “Laszlo Duks u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilit i është dorëzuar një notë proteste”.

Në këtë protestë përmenden rrethanat e arratisjes së Nikola Gruevskit dhe kërkesa e tij për azil politik në Hungari. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRuçi, Atit të Shenjtë: Mirënjohje në emër të të gjithë shqiptarëve
Artikulli tjetërMoti i keq, përmirësohet ndjeshëm situatat e energjisë elektrike në Korçë