Ballina Bota

LONDËR – May: Marrëveshja për Brexit e drejtë

LONDËR, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Besoj në çdo qelizë të qenies sime se marrëveshja për Brexit, e arritur me Brukselin, është më e drejta, deklaroi dje në mbrëmje kryeministrja britanike, Theresa May, nga Downing Street Numër 10.

”Kam negociuar në interesin kombëtar dhe jo në interes të ambicieve të mia politike”,  theksoi ajo.

”Kuptoj arsyet për ata që kanë dhënë dorëheqjen, por dëshiroj të eci drejt duke respektuar  referendumin për Brexit”, shtoi May.

Disa ministra të qeverisë konservatore të Mayt dhanë dje dorëheqjen për shkak të mospajtimeve me shefen e kabinetit për marrëveshjen e arritur me BE-në për Brexit./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/11/2019
Artikulli tjetërMuzeu i Kosovës hap ekspozitën kushtuar Skënderbeut